Banorët e Teheranit kanë përshkruar se janë lënë “në errësirë totale” pas sulmeve të rënda gjatë natës.
Një burrë nga kryeqyteti iranian i tha BBC se “shkoi energjia elektrike dhe nuk kisha as idenë se çfarë po ndodhte. Tani po vdes nga dhimbja e kokës. Sulmuan shumë fort mbrëmë. Në shtëpinë tonë gjithçka që mund të shohësh janë çarje në mure. Tani të flesh është gjëja më e vështirë për mua.”
Një grua nga Teherani shtoi se “çdo disa orë ka shpërthime,” ndërsa një burrë përshkroi se sulmet po ndodhnin për “20 minuta rresht” në një moment.
Banorët e qytetit të afërt Karaj gjithashtu raportuan për alternime në furnizimin me energji elektrike gjatë natës së së hënës.
Një banor tha se “ishte një situatë me disa alternime, por do ta duroja këtë derisa regjimi të largohet.”
BBC Persian është shërbimi në gjuhën persiane i BBC-së, që përdoret nga 24 milionë njerëz në mbarë botën, kryesisht në Iran, megjithëse shpesh është bllokuar dhe ndërprerë nga autoritetet iraniane.