Fillimi i shkollës është një moment i rëndësishëm në jetën e secilit fëmijë dhe, sipas shtëpinë botuese “Dukagjini”, ky është një udhëtim që e përjetojnë me shumë emocion, kujdes dhe përgjegjësi.
Për klasat nga e para deri tek e pesta, “Dukagjini” ka përgatitur një koleksion librash shkollorë që nuk janë vetëm mjete mësimore, por shokë të parë të nxënësve në udhëtimin e tyre drejt dijes. Çdo tekst është ndërtuar me kujdes të veçantë për ta nxitur kureshtjen, për t’i forcuar bazat e të nxënit dhe për ta shtuar dashurinë për dijen që në hapat e parë.
Duke respektuar plotësisht strukturën kurrikulare dhe duke përfshirë përmbajtje të pasura, ushtrime të mirëmenduara dhe elemente vizuale tërheqëse, tekstet shkollore “Dukagjini” i japin rëndësi jo vetëm asaj që mësohet, por edhe mënyrës se si përjetohet mësimi.
Me tekstet “Dukagjini”, fëmijët mësojnë me gëzim, mësuesit punojnë me lehtësi, si dhe prindërit ndihen të sigurt për rrugën që po ndjekin fëmijët e tyre.
***
Karakteristikat kryesore të teksteve “Dukagjini”:
-Të hartuara sipas standardeve për tekstet shkollore të MAShTI-t; promovimi i përfshirjes së barazisë gjinore, të tolerancës dhe të solidaritetit për kontribuesit e ardhshëm në shoqëri.
-Përshtatja me Kurrikulën e Re dhe Kurrikulën Bërthamë; të gjitha tekstet 1-5 plotësojnë kriteret e paracaktuara sipas Kurrikulave dhe përmbushin të gjitha rezultatet mësimore sipas lëndëve përkatëse.
-Karakteri informativ dhe edukativ i teksteve “Dukagjini” ofron përmbajtje të rëndësishme dhe edukuese për moshat përkatëse. Përmes një spektri të gjerë të lëndëve, secili tekst shkollor i përshtatet nivelit përkatës të klasës, duke prezantuar materiale tërheqëse dhe të qasshme që u ndihmojnë nxënësve t’i zgjerojnë njohuritë dhe të kuptuarit të jetë më i lehtë.
-Ilustrime origjinale – botimet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini” përmbajnë koleksion të pasur ilustrimesh origjinale dhe atraktive, që zbukurojnë faqet e teksteve tona shkollore. Çdo imazh është krijuar me kujdes dhe përkushtim, me qëllim që te lexuesit e rinj të zgjojë imagjinatën dhe të jenë më të lidhur me përmbajtjen.
-Eliminimi i stereotipave dhe i gjuhës diskriminuese – në përputhje me përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes, tekstet shkollore i janë nënshtruar një shqyrtimi rigoroz për t’i eliminuar stereotipat dhe gjuhën diskriminuese, duke u siguruar që çdo fëmijë të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar brenda faqeve të burimeve arsimore.
-Promovimi i barazisë gjinore, i tolerancës dhe i solidaritetit – tekstet shkollore “Dukagjini” shërbejnë si mjete të fuqishme për të rritur një brez që përkrah barazinë gjinore, solidaritetin dhe përqafon tolerancën. Nëpërmjet tregimeve dhe shembujve të thurur me kujdes, është synuar kultivimi i ndjeshmërisë, i respektit dhe i ndjenjës së unitetit mes nxënësve, duke nxitur një shoqëri të harmonishme.
-Formimi i kontribuuesve të ardhshëm në shoqëri – vizioni i “Dukagjinit” i kapërcen tekstet tradicionale; ai përpiqet të formojë individë që do të japin kontribute domethënëse për shoqërinë, duke ndërthurur arsimin cilësor me vlerat e ndjeshmërisë, të mirësisë dhe të përgjegjësisë qytetare dhe duke i fuqizuar nxënësit të bëhen qytetarë aktivë dhe të krijojnë një të ardhme më të ndritshme.
-Inovacion dhe përditësim – gjithmonë në kërkim të inovacioneve dhe të përmirësimeve të vazhdueshme, duke reflektuar zhvillimet më të fundit në fushën e edukimit.
-Cilësia e pakrahasueshme e printimit – me vëmendje të përpiktë ndaj detajeve, tekstet shkollore “Dukagjini” janë krijuar për të ofruar standardet më të larta të cilësisë së printimit. Çdo fjalë dhe ilustrim merr jetë duke u ndihmuar nxënësve të krijojnë lidhje të këndshme me librat shkollorë.
Këto tekste janë të hartuara në atë mënyrë që, nxënësit, te marrja e informacioneve, të shkojnë vetëm përmes nxitjes së mendimit kritik e kreativ.