Tensionet në veri, Murphy: Jam zënë totalisht në befasi, Kurti duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë

Senatori amerikan Chris Murphy ka dënuar veprimet e Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe ka kërkuar ndaljen e menjëhershme siç ka thënë ai "të provokimeve të tilla" Murphy ka shpërnda reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili ka kritikuar masat e dhunshme të policisë në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për ndalimin e tyre

Senatori amerikan, Chris Murphy.

Senatori amerikan, Chirs Murphy, ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Murphy i ka dënuar aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke theksuar se kryemisnitri Albin Kurti gjatë takimit para disa ditësh me të “nuk përmendi një plan për qasje në ndërtesat komunale”, duke kërkuar ndaljen e menjëhershme të këtij “provokimi”.

“Sapo pata telefonatë me Dereck Cholletin për këtë zhvillim shqetësues. Në takimin e të hënës në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për të hyrë në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës, jam zënë totalisht në befasi dhe ai duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, ka shkruar Murphy në Twitter.

Gjithashtu, këtë aksion të policisë e ka dënuar edhe ambsadori amerikan, Jeff Hovenier. Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, është duke vazhduar në asistimin e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.

ShBA e dënon aksionin e Policisë në veri, e cilëson si masë të dhunshme

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika