Tensionet në veri të Kosovës, në Shqipëri qytetarët protestojnë para Ambasadës serbe

Dhjetëra qytetarë në Shqipëri kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës

Protesta në Shqipëri





Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Ambasadës serbe në Tiranë, si shenjë proteste në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ata dënuan thirrjet raciste të serbëve të bëra ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Me pankarta ku shkruhej “Jemi një”, aktivistët thanë se shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë në trojet e tyre, raportojnë mediat e Shqipërisë.

“Mos heshtni, bashkohuni në emër të paqes dhe dinjitetit për t’i treguar jo vetëm Serbisë dhe çdo komuniteti, që shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë në trojet e tyre për aq kohë sa do të ketë shqiptarë”, thanë aktivistët.

“Nuk mjaftojnë përse-të e përdhunimi i mbi 21 mijë grave e nënave, 1600 trupa nuk gjenden akoma, sepse Serbia gjenocidiale vazhdon të luajë lojën e sulmit të shqiptarëve, duke qenë se ne kemi ujkun brenda varkës, në vend që ta denonconte, ta çonte në Hagë Serbinë, të jepte dëmshpërblim”, ka thënë me megafon njëri prej protestuesve.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika