Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhvilluar një operacion në Prishtinë, i cili lidhet me një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur më 12 maj 2025 në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
Më 17 shtator 2025, gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47, që dyshohet se është përdorur në rastin e vrasjes së mbetur në tentativë. Përveç armës, janë sekuestruar gjithashtu dy jelekë anti-plumb, një helmetë dhe një palë pranga thuhet në raportin 24 orësh të policisë.