Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Pas një mosmarrëveshje në Kamenicë, një burrë është sulmuar fizikisht dhe ka marrë lëndime trupore, ndërsa i dyshuari i cili ka shtënë edhe me armë zjarri ka ikur nga vendi i ngjarjes

Një burrë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në Kamenicë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kishte shtënë edhe me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:05, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, i cili edhe kishte shtënë me armë. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima, është gjetur një gëzhojë e revolës, kal.9 mm, ndërsa i dyshuari i lartcekur është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përleshjes fizike.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika