Vrasje në tentativë në Mitrovicë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, teksa thuhet se dy persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Sipas raportit policor 24-orësh thuhet se të dyshuarit pas shtënies me armë zjarri, janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është vlerësuar si “vrasje në tentativë” dhe vazhdon të jetë nën hetime.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi dyshohet se dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve kompetentë, gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër, të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika