Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se ka arrestuar një 23-vjeçar nga Kosova në Vlorë.
Sipas njoftimit, i dyshuari tentoi të vidhte një furgon në Vlorë teksa u arrestua në flagrancë, njofton Dukagjini.
“Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G.P., 23 vjeç, banues në Pejë, Kosovë. Ky shtetas u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe parandalimin e vjedhjes”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se nga veprimet hetimore të kryera rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 06.03.2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen “10 Korriku”, në qytetin e Vlorës.