Një incident ka ndodhur të martën pasdite në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ku një person ka tentuar të godasë zyrtarët policorë me veturë, e më pas ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre me një telefon.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari – një mashkull kosovar – është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Nga sulmi kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policorë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.