Tërmet i fuqishëm 6.1 ballë trondit Turqinë perëndimore, ndjehet edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e së hënës Turqinë perëndimore, sipas njoftimit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi, në provincën Balikesir.

Sipas AFAD, lëkundjet u regjistruan rreth orës 22:48 sipas kohës lokale (19:48 GMT), në një thellësi prej 5.99 kilometrash (3.72 milje). Raportet e para të mediave turke theksojnë se disa ndërtesa janë dëmtuar, por deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Tërmeti është ndjerë në Stamboll dhe në disa provinca përreth, përfshirë Bursën, Manisën dhe Izmirin, raportoi kanali i lajmeve Haberturk. Ndërkohë, televizioni NTV ka bërë të ditur se në Sindirgi ka pasur ndërtesa të dëmtuara nga goditjet e forta.

Kjo zonë ishte goditur edhe në gusht të këtij viti nga një tjetër tërmet me magnitudë po 6.1 ballë, i cili shkaktoi një viktimë dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa pas tij rajoni i Balikesirit është përballur me një sërë lëkundjesh më të vogla.

Turqia ndodhet mbi vija të mëdha të çarjeve tektonike, çka e bën një nga vendet më të rrezikuara nga tërmetet në botë. Kujtojmë se në vitin 2023, një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8 ballë vrau më shumë se 53 mijë persona në Turqi dhe rreth 6 mijë të tjerë në pjesën veriore të Sirisë, duke lënë pas qindra mijëra ndërtesa të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika