Tërmet në Gjermani, lëkundjet ndihen edhe në Zvicër

Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Gjermaninë në mesditë. Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Albstadtit, ndërsa lëkundjen u ndien edhe në Zvicër

Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Gjermaninë rreth orës 13:47, sipas kohës lokale, të shtunën.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin gjerman Albstadtit, ndërsa lëkundjen u ndien edhe në të gjithë Zvicrën gjermanishtfolëse, raporton Blick, transmeton Portali Dukagjini.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është lokalizuar në një thellësi prej 10 km.

Të dhënat sipas EMSC-së, rreth termetit të ndodhur në Gjermani

“Ky tërmet është ndierë në pjesë të mëdha të Zvicrës. Dëme të vogla janë të mundshme herë pas here në një tërmet të kësaj magnitudë afër epiqendrës”, ka thënë shërbimi i tërmeteve në Cyrih të Zvicrës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika