Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe popullin e Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Në një postim në rrjetet sociale, Terras vlerëson se paraliza politike ka përfunduar më në fund teksa thekson rëndësinë e një qeverie funksionale për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për të siguruar mbështetje financiare të nevojshme, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Terras vlerëson se Kosova i përket familjes evropiane, duke theksuar se qeveria e re është hap i rëndësishëm për integrimin e vendit në BE.
“Urime Albin Kurti dhe urime Kosovë për formimin e qeverisë së re. Paraliza politike ka përfunduar më në fund. Një qeveri funksionale është thelbësore për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe për të aktivizuar mbështetjen financiare shumë të nevojshme. Kosova i përket familjes evropiane”, ka shkruar Terras në X.
Congratulations to @albinkurti and @kosovo on forming a new government. The political paralysis is finally over.
A functioning government is essential to advance on the EU path and unlock much-needed financial support.
🇽🇰 belongs to the 🇪🇺 family.@EPPGroup @Europarl_EN pic.twitter.com/UDQAYfyoYT
— Riho Terras (@RihoTerras) February 12, 2026