Tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit në tërë territorin e vendit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje

Ilustrim

Në 24 orët e fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Kryesisht, dhuna është ushtruar nga gjinia mashkullore ndaj asaj femërore, por nuk mungojnë edhe rastet anasjelltas.

Në komunën e Lipjanit, është arrestuar një mashkull Kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje shtetase të Maqedonisë së Veriut.

Në Komunën e Fushë Kosovës, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, pas intervistimit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Kamenicë, një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kërcënuar verbalisht nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Kurse në Ferizaj, një burrë është kanosur nga një grua, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, gjithashtu pati dhunë në familje, ku i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër.

Gjithashtu në qytetin e Pejës, një burrë ka raportuar në polici se një burrë tjetër familjar i tij ka ushtruar dhunë në të.

Në qytetin e Gjakovës, sipas raportit të policisë, thuhet se një çift mashkull dhe femër kanë sulmuar fizikisht një mashkull tjetër.

Ndërkaq në Mitrovicë, një burrë i ka kanosur dhe fyer disa persona, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika