Themelohet Këshilli Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti: Pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror të Epopesë së UÇK-së në 28 vjetorin e saj, ku kryesues është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëryesues, Andin Hoti, ndërsa anëtarë, Samil Lushtaku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha, gjersa presin emrin edhe një anëtari nga organizatat e dala nga lufta por edhe nga presidenca, kryeministria dhe Asociacionin i Komunave të Kosovës.

Në adresimin e tij, kryeministri Albin Kurti tha se pa 5, 6 dhe 7 marsin nuk do të bëhej 17 shkurti dhe pa flijimin e familjes Jashari nuk do bëhej festa shtetërore e Republikës.

“Themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK, shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderim i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsi, por në kalendarin e historisë sonë para shkurtit ishte marsi. Pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti, pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk  bëhej festa shtetërore e Republikë. Pa luftën e UCK për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri”, tha ai

Kurti theksoi se Epopeja e UÇK-së është momenti i sakrificës, guximit dhe besimit në liri.

“Epopeja e UÇK përfaqëson momentin kur sakrifica, besimi dhe guximi në liri u bën një me fatin e popullit tonë. Qëndresa heroike e familjes Jashari dhe luftëtarëve të UÇK u shndërrua në frymëzim për një popull të tërë  që kërkonte shtet dhe etnitet”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika