Trafiku Urban njofton për ndryshim të përkohshëm të qarkullimit të disa autobusëve

Trafiku Urban ka njoftuar të enjten se do të ketë ndryshim të përkohshëm në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4, 7C

Trafiku Urban në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë ndryshime të përkohshme në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4, 7C.

Nga e premtja e 22 shkurtit, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre.

Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales  Prishtinë – Fushë Kosovë.

Po ashtu, linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.

Ndërkaq, linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika