Tragjedi në Pakistan: 337 të vdekur nga përmbytjet

Një mësues lokal në Buner, veriperëndim të Pakistanit, Aziz Ahmed, përshkroi se bubullimat që shoqëruan shirat e rrëmbyeshëm ditëve të fundit ishin aq të forta, saqë ai mendoi se “kishte ardhur fundi i botës”.

Pas dy ditësh reshjesh të dendura, uji, gurët dhe pemët rrëshqitën nga mali, duke varrosur njerëz e shtëpi.

“Mund të thuash se ata që shpëtuan, kanë mbetur të çmendur”, tha Ahmed, duke treguar një shtëpi ku vetëm një anëtar i familjes kishte mbetur gjallë raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, deri të dielën në mëngjes numri i viktimave në veri të Pakistanit kishte arritur në të paktën 337 persona, shumica prej tyre të mbytur nga vërshimet e shpejta.

Vetëm në Buner, që ndodhet rreth tre orë e gjysmë larg nga kryeqyteti Islamabad, humbën jetën 207 persona, ndërsa shumë të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Zyrtarët bënë të ditur se rajoni u godit nga një “cloudburst”, një fenomen i rrallë ku bie mbi 100 mm shi brenda një ore në një hapësirë të vogël. Në Buner, të premten në mëngjes u regjistruan mbi 150 mm shi brenda një ore.

Syed Muhammad Tayyab Shah, udhëheqës i departamentit të vlerësimit të rrezikut në autoritet, tha se ndryshimet klimatike kanë zhvendosur rreth 100 kilometra në perëndim rrugën e zakonshme të monsunëve. Reshje të tjera të fuqishme parashikohen në gjithë Pakistanin deri në fillim të shtatorit.

Kryeministri i provincës Khyber Pakhtunkhwa, Ali Amin Gandapur, i cili vizitoi Bunerin të dielën, premtoi rindërtim të infrastrukturës, kompensim për viktimat dhe zhvendosje të banorëve që jetojnë në zona të rrezikshme.

“Ne nuk mund t’i kthejmë të vdekurit, por çfarëdo që mund të bëjmë, unë premtoj se do ta realizojmë”, deklaroi Gandapur.

Në fshatin e largët Bayshonai Kalay, të dielën ndihej ende era e rëndë e kufomave që nuk ishin nxjerrë, ndërsa banorët prisnin pajisjet e rënda për heqjen e mbeturinave.

Banori Muhammad Sher tha se në vendin ku qëndronte ai më parë ndodheshin pesë shtëpi, ndërsa në total ishin rreth 30 shtëpi të shkatërruara. Ai shtoi se rreth 40 trupa banorësh ishin gjetur, mes tyre edhe kushëriri i tij, i cili ishte shpëlarë nga përmbytja rreth dy kilometra larg.

“Kjo ishte një fatkeqësi natyrore që erdhi dhe fshiu gjithë fshatin tonë”, tha Sher.

“Disa njerëz i mori uji, disa shpëtuan, dhe gjithçka u shndërrua në kaos”, u shpreh tutje ai.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika