Trajkoviq për ndalimin në Merdarë: Prapa kësaj qëndron Vuçiq, për shkak të ideve të mia properëndimore

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, tashmë është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës





Pas disa orësh pritje në pikën kufitare në Merdarë, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, tashmë është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.

Në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjini, Trajkoviq ka thënë se ndalesa e saj është bërë për shkak të qëndrimeve të saja properëndimore të cilat janë të kundërta me ato të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sipas saj ka qëndrime proruse.

“Vuçiq qëndron prapa kësaj për shkak të ideve të mia properëndimore. As policia nuk kanë pasur arsye pse më ka ndaluar. Nga këtu do të shkoj në takimin me ambasadorin”., ka thënë ajo.

Trajkoviq kishte njoftuar se policia serbe e ka ndaluar dhe nuk po e lejon të hyjë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Trajkoviqi, përmes një postimi në Twitter.

Trajkoviqi ka thënë për “JUGpress” se në mëngjesin e së enjtes së 15 dhjetorit, ka shkuar në takimin e paraparë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në vendkalimin Merdarë, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë kufirin.

Trajkoviq, po ashtu, kishte njoftuar se që nga e diela e 11 dhjetorit është kërcënuar vetë ajo dhe familja e saj.

Kështu ka bërë të ditur Trajkoviq me anë të një postimi në Twitter, ku ka theksuar se vendndodhja e atyre që e kërcënojnë është identifikuar.

Ajo ka fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të njëjtat kërcënime.

Ndryshe, Trajkoviq, është emëruar si këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Rashiq.

“Me të drejtë e kam emëruar, sepse ka përvojë dhe njohuri të thellë, dhe jam i sigurt se prej saj mund të mësoj shumë. Trajkoviq do të kontribuojë mjaft shumë për këtë dikaster”, ka thënë ai.

Nenad Rashiq është emëruar ministër për komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kjo pas dorëheqjes së ish-ministrit, Goran Rakiq. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z.Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika