Trajkoviq për Radojçiqin: Ai shpëtohet në çdo situatë nga një dorë misterioze

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka ngritur pyetjen se a ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, guximin dhe forcën e mjaftueshmë që të heqë dorë nga ai që Trajkoviq e quan “djali i vogël”

Rada Trajkoviq, Aleksandër Vuçiq (foto ilustrim)

Rada Trajkoviq, këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, në çdo situatë arrin të shpëtohet nga një dorë misterioze.

Në një postim në llogarinë e saj në “X”, Trajkoviq ka ngritur pyetjen se a ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, guximin dhe forcën e mjaftueshme që të heqë dorë nga ai që politikania serbe e quan “djali i vogël”.

“Askush nuk duhet të pyesë se si Milan Radoiçiq u “shpëtua” nga çdo situatë – nga tentativa e arrestimit për vrasjen e Oliverit e deri te incidenti i fundit në Banjska – dhe u tërhoq nga problemi nga një dorë misterioze që ka fuqi si mbi serbët ashtu edhe mbi shqiptarët. Dhe shokët e tij kanë mbetur në baltë”.

“Shtrohet pyetja: a ka Vuçiq guximin dhe forcën e mjaftueshme për t’u distancuar nga ‘djali’ i tij në veri të Kosovës, i cili tani qartazi po kërcënon interesat shtetërore dhe po e çon rininë tonë në një vdekje të kotë për hir të interesave të disave. Nuk duan stabilitet në Serbi. Përgjigja do të jepet në ditët në vijim”, shtoi ajo.

Sipas saj, serbët janë në një situatë dhe pozitë shumë më të rëndë negociuese seç ishin më parë.

“Serbët, duke qenë serbë, edhe një herë e kthejnë një disfatë reale strategjike në një fitore ‘qiellore’, dhe nga lotët për viktimat nuk e shohin të vërtetën: sot jemi në një situatë dhe pozitë shumë më të keqe negociuese se më parë”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika