Tre azilantë tentojnë të arratisen nga qendra në Vranidoll, sulmojnë rojtarin

Të martën rreth orës 19:00, tre persona kanë tentuar të largohen nga Qendra e Mbajtjes për të Huaj në Vranidoll. Njëri prej tyre ka sulmuar rojtarin duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor. Detaje se si ndodhi rasti nuk dhanë nga Ministria e Punëve të Brendshme

Leje për të dalë nuk kishin, por tre persona nuk dëshironin të qëndronin më në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj në fshatin Vranidoll të Prishtinës,.

Kështu, edhe roja tentoi t’i ndalte, e si pasojë mori lëndime.

Derisa disa azilantë po tentonin të largoheshin nga këtu pa autorizim, roja tentoi t’i ndalë, megjithatë i njëjti u sulma, nga një 23-vjeçar që dyshohet të jetë shtetas i Egjiptit.

Kështu u raportua në media, derisa nuk dihet nëse ndonjëri nga të dyshuarit ka arritur të arratiset, pasi Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të së cilës funksionin Qendra, nuk ktheu përgjigje për këtë rast.

Ndërsa Policia e Kosovës nuk dha shumë detaje. 

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thanë nga Policia

Por ekspertë të sigurisë thonë se duhet të ketë një numër më të madh të zyrtarëve të sigurisë në këtë qendër.

 “Duhet që fillimisht, të këtë një analizë të saktë të mekanizmave kompetent,  dhe të përforcohet fillimisht me staf adekuat ato qendra, natyrshëm të kenë trajnime të vazhdueshme, në bazë të praktikave që kanë ndodhur dhe pritët të ndodhin në ato qendra” deklaroi Valdet Hoxha, Ekspert i sigurisë.

Në këtë qendër që është funksionalizuar në vitin 2015, kërkohet gjithashtu që të ketë edhe patrullime më të shpeshta të Policisë.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika