Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Drenas, nën dyshimin për organizim ose pjesëmarrje në grup kriminal.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar prova për rastin.
“Pas veprimeve policore në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Po ashtu janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar para të gatshme, një veturë, një sprej OC, pajisje kompjuterike, disa llaptopë si dhe telefona mobil”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.