Tre të vdekur e pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Pejë

Një aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Pejë, ku u përfshinë dy vetura, përfshirë një veturë policie, ka shkaktuar vdekjen e tre civilëve dhe lëndimin e pesë personave, mes tyre katër policë

Pamje nga rruga Mitrovicë - Pejë, ku ndodhi aksidenti tragjik, 26 janar 2025.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e Policisë.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën tre persona civil, ndërsa pesë persona të tjerë janë lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Njësitet policore dhe stafi menaxhues kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar edhe institucionet kompetente, përfshirë IPK-në dhe Prokurorin kompetent, të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet.

Rastin e ka bërë të ditur, fillimisht kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë tre persona kanë vdekur. Lutemi për të dhe për të aksidentuarit e tjerë”, ka shkruar Nura në Facebook.

Kryetari i Skenderajt iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika