Trepça fiton derbin ndaj rivalit të vjetër Prishtinës dhe kualifikohet në finale të Ligës Unike

Trepça ka triumfuar në derbin e rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, duke mundur Sigal Prishtinën 83:80 (24:28, 27:18, 19:22, 13:12) dhe u kualifikua në finalen e Final 8 Liga Unike Lajthizës.

Bardhekaltrit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej nëntë pikësh, 11:20, megjithatë çereku i parë përfundoi 24:28. Por, fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë dhe përmbysën shifrat, për të shkuar në pushim me rezultat 51:46.

Edhe ‘Xehetarët’ kishin deri nëntë pikë epërsi 55:46, por drama vazhdoi deri në fund, ku tre minuta nga fundi, prishtinasit po fiton 77:80, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 83:80, derisa treshja nga Mikaile Tmusiq ishte jetike për të depërtuar në finale.

Te mitrovicasit u dalluan Devonte Upson me 16 pikë e 11 kërcime, Mikaile Tmusiq me 14 pikë e pesë kërcime dhe Darnell Edge me 19 pikë e tetë asistime, kurse te prishtinasit u dalluan Donte Clark me 24 pikë e gjashtë kërcime, Malcolm Armstead me 21 pikë e pesë asistime dhe Diamond Stone me 20 pikë e shtatë kërcime.

Finalja e Liga Unike Lajthizës zhvillohet të dielën nga ora 19:00 mes Golden Eagle Yllit dhe Trepcës, kurse sfida për vendin e tretë është ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës nga ora 16:00.

Ndeshjet zhvillohen në Vlorë, ku po zhvillohet Final 8./Telegrafi

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika