Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare Merdar, pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në tri orë ndërsa edhe në Dheu i Bardhë, Mutivodë dhe Jarinjë qytetarët përballen me pritje të gjata prej 2 orësh

Foto ilustrim

Po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikat kufitare për të dalë nga territori i Kosovës.

Në pikën kufitare në Merdar, pritjet arrijnë deri në tri orë e gjysmë, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Edhe te Dheu i Bardhë situata është e ngjashme, ku qytetarët po presin deri në dy orë.

Në Mutivodë koha e pritjes shkon deri në dy orë, ndërsa në Jarinjë qytetarët presin deri në një orë për të kaluar kufirin.

Në Muçibabë, pritjet janë deri në 50 minuta.

Pavarësisht fluksit, në disa pika të tjera kufitare si Glloboçica, Hani i Elezit dhe Vermicë, pritjet janë minimale, deri në pesë minuta.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika