Trump do të flasë për Gazën me zyrtarë nga vendet me shumicë myslimane

Palestinezë të zhvendsour në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, duke ikur drejt jugut, pasi forcat izraelite urdhëruan banorët e Qytetit të Gazës që të evakuohen. - Reuters

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet të martën me udhëheqës dhe me zyrtarë nga disa vende me shumicë myslimane për të diskutuar rreth situatës në Gazë, e cila po përballet me një ofensivë në rritje nga aleati i Uashingtonit, Izraeli.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve të hënën se Trump do të mbajë një takim shumëpalësh me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Turqinë, Indonezinë dhe Pakistanin.

Një person me njohuri për bisedimet ka thënë se do të diskutohet për Gazën, raporton Reuters.

Sipas portalit informativ Axios, Trump do t’i paraqesë grupit një propozim për paqe dhe për qeverisjen e Gazës pas luftës.

Përveç lirimit të pengjeve dhe përfundimit të luftës, pritet që Trump të diskutojë për planet e SHBA-së për një tërheqje izraelite dhe për qeverisje pas lufte në Gazë, pa përfshirjen e Hamasit, të cilin Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë organizatë terroriste.

SHBA-ja dëshiron që vendet arabe dhe myslimane të bien dakord të dërgojnë forca ushtarake në Gazë, për të mundësuar tërheqjen e Izraelit dhe për të siguruar financime për programet e tranzicionit dhe rindërtimit, shkroi Axios.

Trump do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të martën, një ditë pasi dhjetëra liderë botërorë u mblodhën në Nju-Jork për të mbështetur krijimin e një shteti palestinez – një ndryshim i rëndësishëm diplomatik, gati dy vjet pas luftës në Gazë, që përballet me kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Disa vende deklaruan se zgjidhja me dy shtete ishte e vetmja mënyrë për të arritur paqen, por Izraeli tha se njohja e një shteti palestinez do të ishte një shpërblim për ekstremizmin.

Ofensiva e Izraelit në Gazë, që prej tetorit 2023, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka zhvendosur brenda vendit të gjithë popullsinë e Gazës, dhe ka shkaktuar një krizë urie. Shumë ekspertë të të drejtave, akademikë dhe një hetim i OKB-së e kanë cilësuar këtë si gjenocid.

Izraeli i quan veprimet e tij vetëmbrojtje, pas një sulmi të Hamasit në tetorin e 2023-tës, që vrau 1.200 njerëz dhe gjatë të cilit më shumë se 250 persona u morën peng.

Izraeli ka bombarduar edhe Iranin, Libanin, Jemenin, Sirinë dhe Katarin gjatë rrjedhës së luftës në Gazë. Trump kishte premtuar një përfundim të shpejtë të luftës në Gazë, por një zgjidhje mbetet e paarritur, tetë muaj pas fillimit të mandatit të tij.

Mandati i Trumpit filloi me një armëpushim dymujor midis Izraelit dhe Hamasit, i cili përfundoi kur sulmet ajrore izraelite vranë 400 palestinezë më 18 mars. Së voni, imazhet e palestinezëve të uritur, përfshirë fëmijë, kanë nxitur zemërim global ndaj ofensivës izraelite.

Në shkurt, Trump propozoi një marrje nën kontroll të Gazës nga SHBA-ja, dhe një zhvendosje të përhershme të palestinezëve prej andej.

Ky plan u cilësua si “spastrim etnik” nga ekspertë të të drejtave dhe nga OKB-ja. Zhvendosja me forcë është e paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Trump e paraqiti planin si një ide për rizhvillim./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika