Trump ende pa vendim për ndërhyrje ushtarake kundër Iranit

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se deri në pasditen e sotme ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse SHBA-të do të përfshihen në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

Ai tha se së shpejti do të zhvillojë një takim në Sallën e Situatave me ekipin e tij dhe zyrtarët më të lartë për të diskutuar mbi opsionet ushtarake.

“Kam disa ide për çfarë të bëj, por ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar — më pëlqen ta marr vendimin final një sekondë para se të vijë momenti, e di, sepse gjërat ndryshojnë. Dua të them, sidomos me luftën, gjërat ndryshojnë me luftën. Mund të shkojë nga një ekstrem në tjetrin”, tha Trump për CNN.

Ai la të kuptohet se është duke konsideruar edhe ndërhyrjen ushtarake për të goditur objektet bërthamore të Iranit.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse regjimi iranian bie, Trump tha: “Kam një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam ende rrugë për të bërë”, duke përsëritur se Irani “duhet të kishte” bërë një marrëveshje bërthamore.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika