Presidenti Donald Trump falenderoi të hënën Iranin për “njoftimin e hershëm” pasi vendi sulmoi një bazë ajrore amerikane në Katar, duke shtuar se do të donte që Teherani të “vazhdonte drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe do ta inkurajonte me entuziazëm Izraelin të bënte të njëjtën gjë”.
“ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm” në sulmin me raketa iraniane, shtoi Trump.
“Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftimin e hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe të mos lëndohej askush”, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.
Në një postim të dytë në Truth Social, Trump falënderoi Emirin e Katarit për “gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin”. Në një të tretë, presidenti shkroi: “URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!”