Trump: Izraeli nuk do të sulmojë Iranin, armëpushimi ende në fuqi

Pak pasi kritikoi Izraelin dhe Iranin për shkeljen e armëpushimit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se Izraeli është pajtuar të ndalojë sulmet ndaj Iranit.

Në një postim në TruthSocial, Trump ka shkruar: “Izraeli nuk do ta sulmojë më Iranin. Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi me një valë përshëndetje miqësore për Iranin. Askush nuk do të lëndohet. Armëpushimi është në fuqi. Ju faleminderit.”

Ky mesazh u publikua nga Air Force One, derisa Trump po udhëtonte për në Samitin e NATO-s në Hagë.

Sipas raportimeve nga mediat izraelite dhe Axios, presidenti Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë biseduar në telefon.

Reagimi i tij erdhi pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit nga të dyja palët, një marrëveshje që ishte shpallur pikërisht nga vetë Trump.

Para mediave ai u shpreh ashpër se nuk ishte i kënaqur as me Izraelin dhe as me Iranin për ato që i quajti shkelje të marrëveshjes për të cilën ai ndihmoi të ndërmjetësohej./BBC

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika