Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% për importet nga Kina duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Amerika do të vendosin gjithashtu kontrolle të eksportit për softuerët kritikë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Në një postim të premtën, Trump iu kundërpërgjigj lëvizjes së Pekinit këtë javë për të shtrënguar rregullat e saj për eksportet e metaleve të rralla, duke akuzuar Kinën se “po bëhet shumë armiqësore dhe se po përpiqet ta mbajë botën rob”.
Tregjet financiare ranë pas komenteve të Trump, me S&P 500 që u mbyll me 2.7% rënie, rënia e saj më e madhe që nga prilli.
Kina dominon prodhimin e metaleve të rralla dhe disa materialeve të tjera kyçe, të cilat janë komponentë kyç në makina, telefona inteligjentë dhe shumë artikuj të tjerë.
Herën e fundit që Pekini shtrëngoi kontrollet e eksportit ishte pasi Trump rriti tarifat për mallrat kineze në fillim të këtij viti teksa pati edhe një protestë nga shumë firma amerikane që mbështeten në këto materiale. Prodhuesi i makinave Ford madje u detyrua të ndalonte përkohësisht prodhimin.