Trump kërkon nga Zelensky ‘të veprojë shpejt’ për një marrëveshje të mundshme me Rusinë

Moska po kërkon të nënshkruajë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duhet të veprojë shpejt dhe të pranojë kushtet e Kremlinit, deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 13 shkurt.

Një video me deklaratat e Trump u publikua në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

“Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe Zelensky duhet të lëvizë, përndryshe do të humbasë një mundësi të madhe; ai duhet të veprojë,” tha presidenti amerikan, njofton Dukagjini.

Zelensky ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me kushte që do ta vinin vendin në rrezik për agresion të mëtejshëm rus.

Në një intervistë të fundit për The Atlantic, ai tha: “Një marrëveshje e keqe nuk mund të hidhet në referendum.”

Më herët, Zelensky konfirmoi se Ukraina, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë, po punon në tri dokumente të veçanta që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin e vendit pas luftës.

Këto përfshijnë një marrëveshje kornizë me 20 pika, një dokument për garancitë e sigurisë dhe një program për rindërtimin e Ukrainës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika