Trump kritikon Spanjën: Ndoshta duhet të dëbohet nga NATO-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit në Zyrën ovale me homologun e tij finlandez, Alexander Stubb kritikoi Spanjën për kundërshtimin e një rritjeje të shpenzimeve të mbrojtjes. Presidenti amerikan madje sugjeroi që Spanja duhet të përjashtohet nga NATO.

“Siç e dini, kërkova që ata të paguanin 5 përqind, jo 2 përqind. Dhe shumica e njerëzve menduan se kjo nuk do të ndodhte. Dhe ndodhi praktikisht unanimisht. Kishim një që po vononte. Ishte Spanja. Duhet t’i telefonosh dhe të zbulosh pse janë të vonuar”, tha ai.

Trump theksoi se Spanja nuk ka asnjë justifikim për të mos paguar përqindjen e kërkuar.

“Ndoshta duhet t’i dëboni nga NATO, sinqerisht,” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika