Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka kontaktuar në asnjë mënyrë me Iranin për biseda për armëpushim.
Në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan ka shtuar se Irani duhej të kishte pranuar marrëveshjen që ai kishte propozuar gjatë bisedimeve të fundit mbi programin bërthamor iranian.
“Ky është thjesht një lajm tjetër shumë i rremë dhe i shpikur! Nëse duan të flasin, dinë si të më kontaktojnë. Duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tavolinë – Do të kishte shpëtuar shumë jetë!!”, ka shkruar Trump.

Shërbimet e emergjencës në Teheran po kërkojnë nëpër rrënoja pas sulmeve izraelite në kryeqytet.
Izraeli fillimisht nisi një sulm ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane dhe objektivave të tjerë të premten e kaluar.
Trump, i cili kur u pyet nëse mund të bëjë diçka më shumë për Izraelin, u tha gazetarëve se “tani për tani po ia dalim mjaft mirë. Mos harroni, Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”.
Lidhur me thirrjen e tij që njerëzit të evakuohen nga Teherani, presidenti amerikan thotë: “Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të sigurt”./BBC