Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për zbatimin e dënimit me vdekje në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të merikls, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që autorizon aplikimin e dënimit me vdekje në kryeqytetin federal, Uashington D.C.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky vendim synon zbatimin e plotë të ligjeve federale për këtë dënim dhe u jep prokurorëve federalë të drejtën të kërkojnë këtë masë në të gjitha rastet e përshtatshme.

Trump ka udhëzuar gjithashtu prokurorin e përgjithshëm dhe prokurorin e kryeqytetit që të shfrytëzojnë juridiksionin federal në maksimum për krimet që parashohin këtë lloj dënimi.

“Presidenti Trump nënvizon përkushtimin e tij për mbrojtjen e të gjithë amerikanëve që jetojnë dhe vizitojnë në kryeqytet, duke siguruar që kriminelët më të rrezikshëm të përballen me pasojat më të rënda sipas ligjit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Uashingtoni, i njohur për shkallën e lartë të kriminalitetit, renditet si një nga qytetet më të rrezikshme në SHBA, me nivel krimi gati gjashtë herë më të lartë se ai i Nju Jorkut.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika