Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka qenë i prerë dhe i ashpër në vendosjen e afatit për Hamasin që të pranojë marrëveshjen e paqes dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Trump, mes tjerash, paralajmëroi se nëse ndodh e kundërta e kësaj ‘do të shpërthejë ferri’, transmeton Dukagjini.
Ai tutje ka caktuar edhe afat kohor ku Hamasi ka kohë deri në ora 18:00 të dielën.
“Një marrëveshje duhet të arrihet me Hamasin deri të dielën në mbrëmje, në orën GJASHTË (6) pasdite, sipas orës së Uashingtonit. Çdo shtet e ka nënshkruar! Nëse kjo MUNDËSI E FUNDIT nuk realizohet, do të shpërthejë një FERR siç nuk është parë ndonjëherë më parë kundër Hamasit. DO TË KETË PAQE NË LINDJEN E MESME, NË NJË MËNYRË APO NË TJETRËN”, shkroi Trump në Truth Social.