Trump paralajmëron urdhër ekzekutiv kundër “rrjeteve terroriste vendase”

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se gjatë kësaj jave do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për çmontimin e “rrjeteve terroriste vendase”, të cilat sipas tij financohen nga grupe të krahut të majtë që nxisin dhunë ndaj konservatorëve.

Ai akuzoi demokratët radikalë se po demonizojnë zbatimin e ligjit, duke kërkuar shpërbërjen e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe duke e krahasuar atë me “nazistët”.

Trump theksoi se kjo retorikë ka nxitur sulme, duke përmendur incidentin në Dallas, ku një person i armatosur vrau një të paraburgosur dhe plagosi dy të tjerë në një zyrë të ICE-së.

ICE është bërë qendër e politikave të ashpra të administratës Trump kundër imigracionit të paligjshëm, të cilat kanë hasur në kundërshtime nga demokratët dhe aktivistët.

Të hënën, presidenti nënshkroi një urdhër tjetër ekzekutiv duke shpallur lëvizjen antifashiste Antifa si “organizatë terroriste vendase” dhe paralajmëroi hetime ndaj atyre që e financojnë.

Në një postim, ai u bëri thirrje demokratëve të ndalin menjëherë retorikën kundër ICE-së dhe agjencive të rendit në SHBA.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika