Trump pas sulmeve: Ua morëm iranianëve bombën nga duart

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se sulmet amerikane ndaj vendeve bërthamore në Iran kanë pasur për qëllim ndalimin e Teheranit nga sigurimi i një arme bërthamore.

“Ua morëm bombën nga duart. Do ta përdornin po të mundnin”, ka deklaruar Trump në një reagim në rrjetin social Truth Social, duke e quajtur sulmin si një veprim të domosdoshëm për sigurinë e Amerikës dhe botës.

Ai ka reaguar edhe ndaj kongresistit republikan, Thomas Massie, i cili kritikoi sulmet duke i cilësuar si “jokushtetuese”. 

Trump ka theksuar se Massie “është gjithmonë kundër” dhe vepron si një “forcë negative”.

“Ai mendon se është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë thërrasin ‘Vdekje Amerikës’ sa herë që munden. Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë dhe ka marrë kontrollin e Ambasadës së SHBA-së në Teheran gjatë administratës Carter”, ka shkruar Trump.

Duke kërkuar që Massie “të fillojë ta vendosë Amerikën të parën”, Trump ka falënderuar edhe ushtarët amerikanë për operacionin.

“Puna që bënë mbrëmë ishte e mrekullueshme. Ishte vërtet diçka e veçantë. Bëjeni Amerikën sërish të madhe”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika