Trump përjashton mundësinë që Ukraina të rimarrë Krimenë ose t’i bashkohet NATO-s, ndërsa udhëheqësit evropianë mblidhen në Uashington

Donald Trump ka ushtruar presion mbi Volodymyr Zelenskyn përpara bisedimeve të së hënës në Uashington me udhëheqësit evropianë, duke thënë se presidenti ukrainas mund ta përfundojë luftën “pothuajse menjëherë” nëse do të donte.

Presidenti amerikan gjithashtu përjashtoi lejimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n ose për të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia si pjesë e negociatave me Moskën, shkruajnë mediat e huaja.

Trump i postoi komentet në platformën e tij Truth Social të dielën në mbrëmje, disa orë para se të takohej me udhëheqës evropianë, përfshirë Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Zelensky në Zyrën Ovale, në një përpjekje për të kundërshtuar një plan të mbështetur nga SHBA-ja që do ta shihte Ukrainën të hiqte dorë nga territori.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse do të donte, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump.

Sipas tij, “nuk ka kthim mbrapsht nëse Krimea është dhënë (12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë e shtënë!”, dhe “nuk ka hyrje të Ukrainës në NATO”.

“Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!!!” shtoi ai.

Një minutë më vonë, presidenti amerikan postoi se do të ishte një “nder i madh” të priste kaq shumë udhëheqës evropianë në të njëjtën kohë në Shtëpinë e Bardhë.

Këto komente mund të shkaktojnë alarm midis diplomatëve evropianë që dëshirojnë të shmangin një përsëritje të sulmit publik ndaj Zelensky gjatë udhëtimit të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt, kur Trump dhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, e akuzuan atë për mosmirënjohje dhe mungesë respekti dhe i thanë: “Nuk je në një pozicion të mirë. Nuk ke kartat e duhura tani”.

Ndërkohë, me të mbërritur në Uashington për takimin të dielën vonë, Zelenskyy tha se shpresonte që “forca e përbashkët” e Ukrainës me homologët amerikanë dhe evropianë do ta detyronte Rusinë të arrinte paqen.

“Jam mirënjohës ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara për ftesën. Ne të gjithë duam njësoj ta përfundojmë këtë luftë shpejt”, tha Zelensky në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe me miqtë tanë evropianë do ta detyrojë Rusinë të arrijë paqe të vërtetë”.

Udhëheqësit evropianë të hënën pritet të riafirmojnë mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës dhe do të argumentojnë kundër çdo plani shkëmbimi territoresh që shpërblen agresionin rus.

Ata gjithashtu do të kërkojnë sqarime të mëtejshme mbi atë se çfarë garancish sigurie janë të gatshme të ofrojnë SHBA-të në rast të një zgjidhjeje./Telegrafi.

 

 

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika