SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për qytetarë nga 75 vende, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Sipas një note të brendshme të Departamentit, e cila u citua nga Fox News, ky pezullim i regjistrimeve të vizave nis më 21 janar.

Zëdhënësi nuk dha detaje shtesë për planin apo se sa do të zgjasë kjo ndalesë, duke thënë vetëm se ambasadat amerikane duhet të refuzojnë aplikimet nën ligjin ekzistues ndërsa procedurat rishikohen.

Në listë janë përfshirë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, si pjesë e asaj që qeveria amerikane e quan një “rishikim i gjerë i politikave të emigracionit dhe sigurimit të kufijve”.

Vendimi vjen në vijim të qasjes së fortë të Trumpit ndaj emigracionit që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, përfshirë premtimet e tij në nëntor për të “ndalur përhershëm migracionin” nga disa vende që ai i ka quajtur “të treta në zhvillim”, pas një incidenti me armë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Lista e plotë e vendeve përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika