“Trump s’flet dy herë” – Kajtazi: Marrëveshja e Uashingtonit do të jetë baza për Kosovën e Serbinë

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili sërish ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në një konferencë për media në margjina të Samitit të NATO-s që në Hagë.

Sipas Kajtazit, përmendja e Kosovës nga Trump nuk lidhet me ndonjë kërcënim potencial nga Serbia, por është një sinjal i qartë që kjo çështje duhet të përfundojë me një marrëveshje paqeje.

Kajtazi ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar në Uashington gjatë kohës së presidentit Trump do të mbetet baza nga e cila do të nisin të gjitha zhvillimet e ardhshme në raportet mes Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Trump nuk flet dy herë. Do të thotë gjithçka çfarë është arritur në takimin e Uashingtonit në mes të zotit Trump, kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq, ajo do të jetë baza nga e cila do të fillojë çdo gjë në raport Kosovë–Serbi dhe SHBA. Fakti që zoti Trump është duke e përmendur Kosovën vazhdimisht nuk është si shkak i ndonjë kërcënimi potencial i Serbisë në drejtim të Kosovës, por është si një mesazh që kjo çështje duhet të përfundojë me një marrëveshje paqeje dhe se Serbia përfundimisht duhet të disiplinohet dhe të mos jetë gogoli i Ballkanit. Këtë mesazh duhet ta marrin politikanët në Kosovë por edhe në Serbi”, ka deklaruar Kajtazi në emisionin FIVE.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika