Trump: S’ka marrëveshje, por ka përparim pas bisedimeve të Ukrainës me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se “nuk arritëm atje” për një marrëveshje për Ukrainën me Vladimir Putinin, pas një takimi tre-orësh midis udhëheqësve në Alaska.

Siç transmeton BBC, Presidenti amerikan këmbëngul se është bërë përparim, ndërsa Putin thotë se është “sinqerisht i interesuar” për t’i dhënë fund luftës, pa dhënë detaje.

Asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave në fund të samitit.

Dhe armëpushimi që Trump tha se donte të zbatohej kur të mbaronte samiti ishte larg të bëhej realitet, pasi ai gjithnjë e më shumë ia vuri barrën Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të “arritur një marrëveshje”, raporton CNN.

“Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord – shumicën e tyre, do të thoja”, tha Trump në konferencën për shtyp, duke folur pas Putinit. “Disa pika të rëndësishme që nuk i kemi zgjidhur ende, por kemi bërë disa përparime.”

Pikërisht ndërsa presidentët po përshëndeteshin me njëri-tjetrin në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf, në Ukrainë u dhanë alarme për dronë dhe avionë luftarakë rusë që po vinin – një shenjë e qëllimit të Putinit për të vazhduar luftën e tij, edhe pse Trump po e zbukuronte me shenja respekti në tokën amerikane.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika