Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të martën se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin që ai e njoftoi disa orë më parë dhe se nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, raporton Reuters.
Trump, ka lëshuar një paralajmërim për Izraelin në platformën e tij Truth Social.
Ai ka kërkuar që Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet, duke theksuar se kjo do të ishte një “shkelje e madhe”.
Trump gjithashtu ka kërkuar që pilotët izraelitë të kthehen në shtëpi menjëherë.
“IZRAEL. MOS I HIDHNI ATO BOMBA. NËSE E BËNI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. KTHENI PILOTËT NË SHTËPI, TANI!”, ka shkruar ai.
Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump ka deklaruar se Izraeli “u çaktivizua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen.
Lidhur me Iranin, Trump ka theksuar kapacitetet bërthamore të vendit janë zhdukur dhe se nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.