Trump thotë se Hamasi do të çarmatoset – por për këtë duhet marrëveshje

Fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Parlamentin e Izraelit është pritur me duartrokitje të gjata kur ai tha se praktikisht i gjithë rajoni kishte miratuar një plan që Gaza do të demilitarizohej dhe Hamasi do të çarmatosej.

Megjithatë, këto elemente të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Trump më pas tha se Izraeli kishte fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve” – ​​një tjetër shenjë e qartë për mesazhin e tij se lufta ka mbaruar.

Tutje, Trump bëri shaka për vonesën në samitin në Egjipt këtë pasdite.

Samiti, i cili do të mbahet në Sharm el-Sheikh, do të ketë në tryezë një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasit. Rreth 20 liderë botërorë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, do të marrin pjesë.

“Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, thotë Trump.

Presidenti amerikan tha se shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, marrëveshje kjo e cila normalizoi marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.

Trump, mes tjerash, iu drejtua Netanyahut duke i thënë se “bota po e do përsëri Izraelin”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika