Trump thotë se Hamasi do të “zhduket” nëse shkel marrëveshjen për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do t’i jap Hamasit një “shans të vogël” për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit në Gazë me Izraelin.

Megjithatë, Trump paralajmëroi se grupi palestinez do të “zhduket” nëse nuk arrin ta bëjë këtë, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

“Hamasi do të sillet mirë, do të jetë i sjellshëm – dhe nëse nuk është, ne do të hyjmë dhe do t’i zhdukim nëse na duhet. Ata do të zhduken dhe ata e dinë këtë”, tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.

Trump tha se çdo operacion kundër Hamasit në Gaza nuk do të përfshinte drejtpërdrejt trupat amerikane, por se “Izraeli do të kthehej brenda dy minutash nëse do tu kërkoja… por ne do t’i japim një shans të vogël”.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika