Në një seri postimesh në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Trump është deklaruar në lidhje me krizën e përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit, duke paralajmëruar Iranin për “dorëzim pa kushte” dhe duke pohuar se SHBA-të janë të gatshme për veprime të mëtejshme.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’… nuk do ta vrasim, të paktën jo për momentin”, ka shkruar Trump.
“Dorëzim pa kushte!”, ishte shkrimi tjetër i Trump, shkruan BBC.
Komentet e Trump vijnë në një kohë kur lufta ajrore midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e pestë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke e krahasuar me presidentin irakian Saddam Hussein dhe duke aluduar për një fund të ngjashëm për të, i cili u rrëzua nga pushteti në një pushtim të udhëhequr nga ShBA-të dhe u var në vitin 2006 pas një gjyqi.
Ndërkohë, SHBA-të po rrisin praninë ushtarake në rajon. Sipas zyrtarëve të Pentagonit, janë vendosur avionë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme, një veprim që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e ka cilësuar si “masë mbrojtëse”.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump ishte duke u konsultuar me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në rajon.