Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se operacionet ushtarake ndaj Iranit nuk kanë përfunduar ende.
Duke folur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump u pyet se çfarë do të duhet për t’i dhënë fund luftës në Iran.
“Më shumë nga e njëjta gjë, dhe do të shohim se si do të përfundojë e gjithë kjo,” tha ai, raporton BBC.
Trump pretendoi se Irani ka pësuar humbje të mëdha ushtarake, duke thënë se vendi ka humbur flotën detare dhe forcën ajrore, ndërsa sipas tij nuk ka më sistem funksional kundërajror dhe as radarë.
“Ata i kanë humbur udhëheqësit e tyre dhe ne mund të bëjmë edhe më keq,” shtoi presidenti amerikan.
Ai theksoi se SHBA-ja e ka goditur Iranin “më fort se pothuajse çdo vend tjetër në histori”, por potencoi se operacionet ushtarake ende nuk kanë përfunduar.