Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen në rajone afër Rusisë, në përgjigje të kërcënimeve nga ish-presidenti i vendit, Dmitry Medvedev.

“Kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Bëhet e ditur se vendosja e armëve vjen pasi Medvedev, i cili aktualisht shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e paralajmëroi Trumpin të kujtonte se Moska kishte kapacitete për sulme bërthamore të epokës sovjetike, shkruan euronews.

“Bazuar në deklaratat tejet provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, tha Trump.

“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste”, shtoi ai.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” /Telegrafi

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika