Trumpi bisedon me Putinin para vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se është duke e zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një ditë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar më shumë mbështetje në luftën kundër Rusisë.

Zelensky do të takohet me Trumpin për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake, në një kohë kur Kievi dhe Moska po e përshkallëzojnë luftën me sulme masive ndaj sistemeve energjetike, ndërkohë që NATO-ja po has vështirësi për t’iu përgjigjur një vale inkursionesh ajrore ruse.

Trump konfirmoi në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, se ishte duke folur me Putinin.

“Biseda është ende duke u zhvilluar, është e gjatë, dhe ne do të tregojmë për përmbajtjen e saj, ashtu siç do të bëjë edhe presidenti Putin, pas përfundimit të saj”, shkroi ai.

Ukraina po i kërkon raketat me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk, nga SHBA-ja, të cilat do ta vendosnin Moskën dhe qytete të tjera të mëdha ruse brenda rrezes së sulmeve me raketa nga territori ukrainas.

Trumpi ka thënë se mund ta furnizojë Ukrainën me këto armë, nëse Putini nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve.

Trumpi, i cili është zotuar ta përfundojë luftën, ka shprehur zemërim gjithnjë e më të madh ndaj Putinit për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

Në valën më të fundit të sulmeve, Rusia lëshoi më shumë se 300 dronë dhe 37 raketa për të goditur infrastrukturën në gjithë Ukrainën gjatë natës të së enjtes, tha Zelensky.

Rusia ka vazhduar të sulmojë objektet energjetike dhe ato të furnizimit me energji elektrike të Ukrainës për disa dimra me radhë, teksa lufta po hyn në vitin e saj të katërt.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika