Një person ka rënë sot në një gropë gjatë punimeve për hapjen e një bunari në fshatin Lybeniq të Pejës dhe ka ndërruar jetë.
Trupi i viktimës është nxjerrë nga vendi i ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se gropa kishte thellësi të madhe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në afërsi të varrezave të fshatit.
Një burrë bie në gropën e bunarit në Lybeniq të Pejës, ende s’dihet për gjendjen e tij