Turqia thotë se ka “neutralizuar” 16 “terroristë” në veri të Sirisë

Ushtarët turq kanë "neutralizuar" 16 "terroristë" të forcave kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) në veri të Sirisë, sipas ministrisë së Mbrojtjes në Ankara

Presidenti turk Erdogan

Forcat turke të sigurisë kanë “neutralizuar” të paktën 16 “terroristë” të forcave kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) në veri të Sirisë.

“Kjo ishte në përgjigje të sulmeve”, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Ankara.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar së fundmi me një ofensivë të re në Sirinë veriore. Turqia e justifikon këtë me sulme të supozuara, shkruan agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Erdogan është shprehur se ai nuk donte më të “shqetësohej” në një zonë që shtrihet 30 kilometra në Siri.

Ofensivat e kaluara turke ishin, gjithashtu, të drejtuara kryesisht kundër YPG-së, të cilën Ankaraja e klasifikon si një degë e Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe po ashtu si organizatë terroriste.

Një sulm ajror i kryer nga Turqia në Siri.

Që nga viti 2016, Ankaraja kishte nisur një treshe operacionesh të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore, për të parandaluar formimin e një korridori terrorist.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

YPG është dega siriane e PKK.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika