Tyson Fury sonte do të përballet me Francis Ngannou

Tyson Fury është planifikuar të përballet me Francis Ngannou në një meç të peshës së rëndë në Arabi Saudite sonte. Ky meç është një nga ngjarjet më të diskutueshme në botën e boksit dhe luftohet pa titull

Tyson Fury do të përballet me Francis Ngannou

Tyson Fury më në fund do të rikthehet në ring këtë mbrëmje kur do të përballet me ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou në një ndeshje historike në Arabinë Saudite.

Fury do të përballet me ish superyllin e peshave të rënda të UFC-së, Ngannou, sipas rregullave të boksit profesionist në një meç që cilësohet si “beteja e më të fortëve”.

Fury, 35 vjeç, mbretëron si kampion i peshave të rënda në WBC, por nuk ka luftuar apo mbrojtur titullin e tij që nga dhjetori, kur mundi Derek Chisora-n për herë të tretë për të qëndruar i pamposhtur, shkruan TheIndependent.

Gara do të luhet në 10 raunde dhe do të llogaritet si një ndeshje zyrtare, por titulli botëror i Fury-t nuk do të jetë në linjë.

Megjithatë, fituesi i meçit do të largohet me rripin e ri të “Kampionatit Përkujtimor të Riadit” të WBC.

Fury më në fund do të përballet me Usyk në Arabinë Saudite më vonë këtë dimër për të kurorëzuar kampionin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda që nga viti 1999.

Dueli pritet të fillojë rreth orës 23:00 dhe mund ta ndiqni live duke klikuar këtu.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika