U ankua se iu shkelën të drejtat, Specialja merr vendim për ankesën e Nasim Haradinajt

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese hodhi poshtë ankesën e Nasim Haradinajt, ku pretendohet për shkelje të të drejtave të tij në procesin penal kundër tij. Gjykata nuk gjeti shkelje të Kushtetutës së Kosovës ose Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nasim Haradinaj para gjykatës në Hagë.

Gjykata Speciale ka marrë vendim në lidhje me ankesën e Nasim Haradinajt, ku pretendohet për shkeljeve të të drejtave dhe lirive të tij në dënimin e tij.

Në aktgjykim, Dhoma Kushtetuese e shpalli një pjesë të ankesës së tij të papranueshme dhe hodhi poshtë pjesën tjetër, duke konstatuar se nuk kishte asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

“Haradinaj ishte ankuar se ishte shpallur fajtor mbi bazën e interpretimeve të gjera në mënyrë të papërligjur të tri dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe se veprimet e tij nuk përbënin vepra penale në kohën e kryerjes së tyre. Në lidhje me këtë, Dhoma Kushtetuese konstatoi se z. Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar si duhet të gjitha mjetet juridike të efektshme sipas ligjit për dy prej pretendimeve të tij dhe e shpalli ankesën pjesërisht të papranueshme. Z. Haradinaj gjithashtu ishte ankuar se kishte qenë objekt i shtytjes nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për kryerjen e veprave penale për të cilat u shpall fajtor dhe se dhomat penale gabuan në zbatimin e standardit juridik, duke ia kaluar atij detyrimin e vërtetimit në lidhje me pretendimin e tij. Në lidhje me këtë, Dhoma Kushtetuese konstatoi se situata e z. Haradinaj thjesht nuk përfshihej në situatë shtytjeje dhe duke mos konstatuar në dukje shkelje të të drejtave të tij, e shpalli ankesën të papranueshme.

Haradinaj gjithashtu pretendoi se mospërjashtimi i përgjegjësisë së tij penale prej dhomave penale mbi bazën e faktorëve të interesit publik përbënte shkelje të së drejtës së lirisë së fjalës. Pasi konstatoi se z. Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar mjetet juridike sipas ligjit në lidhje me këtë aspekt, Dhoma Kushtetuese e deklaroi edhe këtë ankesë të papranueshme”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuar të Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika